Po bën bujë në Netflix/ Habit botën aktori negativ i Squid Games: Faleminderit që më bëtë milioner!

0

Squid Games, seriali më i shikuar në Netflix ka shkaktuar furtunë në të gjitha platformat sociale.
Nisur këtu që nga Facebook me meme pafund të shpërndara në grupe, e deri tek Instagram me Reels, krijimet pafund të përdorueve të aplikacionit e deri tek personifikimet në YouTube apo TikTok, me miliarda të gjeneruara për autorin e serialit më të suksesshëm të të gjitha kohërave, duke mos lënë pa përmendur këtu deklaratën e autorit të serialit i cili u shpreh se i ishte kthyer disa herë.

Lavdia e Squid Games i ka siguruar aktorëve një të ardhme të shtruar me florinj, përsa i përket famës, parave dhe përfitimeve të tjera të pafundme.

Kështu aktorja kryesore femër pati një rritje në 12 MLN followers në Instagram brenda një kohë shumë të shkurtër, teksa pas nuk kanë mbetur as personazhet negativë.

Heo Sung Tae, një prej aktorëve koreanë negativë në serial, ka njoftuar në profilin e tij arritjen në 1 Milion folloëers teksa ka falënderuar fansat që e bënë të pasur duke i lënë të habitur të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu