Po ecte në trotuar, u qëllua me 3 plumba nga makina në lëvizje, detaje nga plagosja e 36 vjeçarit në Vlorë

0

Një 36 vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” përpara një marketi. Ndërsa mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Diego Hanaj i cili është paraqitur në spitalin e Vlorës për t’u mjekuar pas plumbit që ka marrë në dorë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

36 vjeçari ka qenë duke kaluar në trotuarin që shohim në video dhe mësohet se është qëlluar 3 herë nga një automjet në lëvizje. Fatmirësisht vetëm njëri prej plumbave ka qëlluar shënjestrën duke bërë që të mos paraqesë rrezik për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu