Po flinte në një shtëpi të braktisur, dy shqiptarë rrahin dhe bëjnë për spital emigrantin maroken

0

Një emigrant maroken dyshohet se është rrahur barbarisht nga dy shqiptarë të Kosovës, teksa flinte në një shtëpi të braktisur.

Ngjarja ka nodhur në Prizren dhe Policia tashmë ka nisur hetimet pasi marokeni ka shkuar në spital i plagosur, me lëndime në fytyrë. Të dyshuarit për momentin nuk dihen, por efektivët po hetojnë rastin.

“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 09.04.2021 – 02:13. Është raportuar se një mashkull maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit. Ai pohon se është sulmuar nga dy persona deri sa ishte duke fjetur në një shtëpi të pa banuar. Të dyshuarit për momentin nuk dihen, rasti është duke u hetuar. Viktima ka lëndime në hundë dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor”, thotë raporti i Policisë së Prizrenit.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu