Po i shiste drogë një italiani, kapet shqiptari në Itali

0

Një 60 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur duke shpërndarë drogë pranë një lokali në Punta Marina.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari është ndaluar nga Skuadra e Policisë.

Oficerët e policisë kanë vënë re burrin duke shkëmbyer dy doza kokainë me një blerës italian, i cili gjithashtu është arrestuar.

Atij i janë gjetur 200 euro kesh dhe dy doza të tjera.

Gjatë kontrollit në banesën e tij autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 400 euro të tjera cash, një peshore precize, dy doza kokainë dhe një plumb i kalibrit 38.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu