‘Po jo mo nuk dua 70, 50 dua’. Shkarkohet nga detyra mjeku i Kavajës që shiste vaksina Pfizer

0

Është shkarkuar nga detyra një mjek i Kavajës, i cili u kap duke shituar vaksina Pfizer për 50 mijë lekë në Kavajë.

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e sotme se vaksinat kundër covid që shteti i ofron falas, po shiten në Luz të Vogël, Kavajë.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, i cili dënon me forcë aktin korruptiv, ku mjeku me inicialet K.A. shfaqet duke marrë ryshfet. Në reagim thuhet se ndaj këtij mjeku është marrë masa e shkarkimit nga detyra.

OSHKSH inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet për denoncimin e rasteve të abuzimit me detyrën, apo korrupsionit nga cilido punonjës në institucionet shëndetësore.

Po ashtu OSHKSH inkurajon organet kompetente t’i shkojnë deri në fund hetimit dhe ndëshkimit të çdo akti korruptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cënon shërbimin për qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu