“Po juve jua justifikojnë tradhëtinë njerëzit e nuses?”, Meridiani thumbon familjarët e Beatrix

0

Meridiani u eleminua nga “Big Brother VIP” dhe kur mbërriti në studio ai bëri një deklaratë të papritur. Shkak i kësaj deklarate ishte një debat me Balinën pasi kjo e fundit i tha se ai u penalizua sepse dha informacione nga jashtë.

Mes të tjerash ajo i tha se Meridiani i tha Donaldit se “është Donaldi i Borës” dhe kjo e penalizoi.

Mirëpo, Meridiani tha se “ajo që unë i thashë Donaldit se njihet si Donaldi i Borës bëri që të jetë me Beatrix sot.”

Mesa duket pas daljes së tij Meridiani nuk ndalet të “godasë” Donaldin dhe Beatrix. Ditën e djeshme pas hyrjes së dronit në shtëpi familjarët e kësaj të fundit kanë bërë deklarata në rrjetet e tyre sociale. Vëllai, Alban Ramosaj dhe nëna Antigona Ramosaj kanë shkruar duke përgëzuar Beatrix mbi pjekurinë dhe sjelljen e saj, e cila është treguar e mirëkuptueshme dhe e duruar ndaj veprimeve apo debateve që janë bërë brenda shtëpisë së BB VIP për Borën, ish-partneren e Donaldit.

Meridiani pas deklaratave të shumta që ka dhënë mbi çiftin ditë e djeshme ka zgjedhur të reagojë në një tjetër mënyrë. Me një pyetje në Instastory ai ka thumbuar familjarët e Beatrix, që i dolën në mbështetje me shkrimet e tyre të publikuara në rrjete sociale.

“Po juve jua justifikojnë tradhëtinë njerëzit e nuses, se na habitën”, shkruan Meridiani duke pritur përgjigjen e ndjekësve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu