“Po këta xhagajdurët e presidentit ç’a bëjnë?”,Rama në telefonatë me ministren e Arsimit,ajo i bën kërkesën e shumëpritur

0

Kryeministri Edi Rama vijon teknikën e tij të përditshme, duke telefonuar kandidatët për deputetë në zona të ndryshme të Shqipërisë, për t’i pyetur lidhur me ecurinë e fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sot Rama telefonoi ministren e Arsimit Evis Kushi, e cila i raportoi ndodhitë e fundit nga qyteti i Elbasanit, duke qenë se është e vendosur e para në listë. Gjatë bisedës, Kushi i ka kërkuar Ramës që t’i bëjë një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të zgjatur me 1-2 orë, orën policore.

Kjo kërkesë sipas Kushit ka ardhur nga qytetarët edhe në prag të festës së besimtarëve myslimanë, Ramazanit.

Kushi: Alo!

Rama: O zyshe po ku je mi zyshe se ngela tu i ra telefonit?!

Kushi: Jam në terren në fushatë intensive.

Rama: Si shkojnë punët?

Kushi: Elbasani mirë, situata është mirë mezi po e presin ditën e votimit, ndihet optizmizmi mbështetja më shumë se herët e tjera.

Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam, ato sondazhet janë fantastike në Elbasan, por s’duhet të merremi me sondazhet, por me njerëzit.

Kushi: Po po me njerëzit, shumë duan të na bashkohen, por ne respektojmë masat dhe tek të djathtët trokasim këtë herë dhe na e hapin derën.

Rama: Ç’a thonë?

Kushi: Një pjesë edhe janë larguar prej tyre, një pjesë tjetër po diskutojmë me ata, ata kërkojmë. E shprehin që duan që puna të vazhdojë jo të kthehen pas sepse kjo situata e aeroportit i frikësoi, ka shkaktuar shumë pakënaqësi.

Rama: Ishte çmenduri e vërtetë po njerëzt duhet ta kenë parasysh se ata janë po ata janë antishtet.

Kushi: Edhe mësuesit e kanë të qartë ç’a do të thotë të kthehesh pas se do rrezikonin meritokracinë që ndërtuam. Janë të kënaqur edhe prindërtit e tyre janë të kënaqur.

Rama: Po erdhën ata fillon nga e para kush je ti ik se do vi ky do vi ai i di ti ata. Po këta xhagajdurët e presidentit ç’a bëjnë?

Kushi: Një pjesë e LSI na bashkohen ne në fushatë, një pjesë shkojnë edhe te PD me thënë të drejtën.

Rama: Janë ata që i kanë rekrutuar me vende pune.

Kushi: Një pjesë e kanë kuptuar se s’kanë ç’a presin nga LSI.

Rama: Tamam, bërtet hajduti kapni hajdutin do i presim duart atyre që vjedhin vota i bie të dalin pa duar ai e të gjithë ata.

Kushi: Njerëzit e lagjes kala po e presin me padurim restaurimin.

Rama: Do e bëjmë patjetër se kemi ministren e Arsimit nga kalaja do e bëjmë se na ke nxi jetën mo xhan po s’kemi pasur mundësi t’i bëjmë të gjitha përnjëherë.

Kushi: Është kalaja e historisë, e bashkëjetesës fetare.

Rama: Kalaja të mbështesi gocën e vetë dhe ne mbështesim kalanë bashkë me gocën.

Kushi: Kam dhe një kërkesë nga qytetarët, se kanë merakun e orës policore më thonë në takime të zgjatet deri në 9 ose 10 për ramazanin ta rishikojë pak komiteti teknik.

Rama: Kam bërë një kërkesë se atyre nuk u flitet kollaj t’ja bëjmë një kërkesë të shohim ç’a do thonë tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu