Po kthehej në shtëpi gjatë orëve të vona të natës, taksisti shqiptar tenton të përdhunojë 20-vjeçaren

0

 

Një taksist, i cili dyshohet se është me origjinë shqiptare, ka tentuar të përdhunojë një vajze të re gjatë orëve të vona të natës së djeshme në Athinë.

Ngjarja është raportuar nga mediat greke, dhe personazh I dyshuar I kësaj vepre të rëndë dyshohet se është shqiptar.

Referuar lajmit të përcjellë nga “Protothema”, rasti në fjalë ka ndodhur në sheshin “Eksarkati” në Athinë.

20 vjecarja po kthehej në orët e vona të shtëpi dhe ka kërkuar një taksi për tu kthyer në lagjen e saj në Kato Patisia.

Por rrugës shoferi ka ndërruar rrugë, cka solli shqetësimin e vajzes së re…Të bërtiturat e vajzës në makinë e kanë ndihmuar atë që të dëgjohej nga kalimtare të tjerë përreth, ndërsa shoferi u tërhoq.

Ky rrëfim është dhënë nga mamaja e vajzës e cila tha gjithashtu se autori ishte me një gjatësi mesatare, me flokë me ngjyrë të çelët, i veshur me këmishë portokalli. Mediat greke thanë se vajza dhe nëna e saj kishin pretendime se taksisti ishte I huaj dhe me gjasë shiqiptar, ndonëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.’

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu