Po ndiqeshin nga policia, përplasen 2 furgona me emigrantë të paligjshëm në Këlcyrë

0

KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Këlcyrës. Mësohet se dy furgona me emigrantë të paligjshëm janë aksidentuar, pasi po ndiqeshin nga policia.

Nga aksidenti kanë mbetur dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që emigrantët janë shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu