Po përgatitej për lojrat Olimpikekyos, sportisja e njohur goditet nga rrufeja dhe ndërron jetë në vend

0

Një tragjedi ka ndodhur në sportin e El Salvadorit, ku surfistja Catherine Diaz (22-vjeçare) ka ndërruar jetë në vend pasi u u godit nga rrufeja në plazhin “El Tunco”.

E gjitha ngjarja ndodhi shpejt, pak caste pasi ajo hyri në ujë. Sportisja u godit në mënyrë të befasishme nga rrufeja duke ndërruar jetë në plazh pavarësisht ardhjes së shpejt të ambulancës në vendngjarje.

Mësohet se Catherine po përgatitej për Lojërat Botërore të Surfing në El Salvador.

Kjo garë mbahet me 29 maj-6 qershor dhe është kualifikuese edhe për Lojërat Olimpike. Surfing do të debutojë në Tokio si një sport i ri në Lojërat Olimpike të këtij viti. Katherine ishte vajza e Presidentit të Federatës Jose Diaz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu