“Po pres që të vijnë të më vrasin”, rrënqeth me rrëfimin e saj kryebashkiakja e parë femër në Afganistan

0

Novelistja dhe publicistja turko-britanike, Elif Shafak ka publikuar në rrjete sociale, fjalët rrëqethëse të zonjës Zarifa Ghafari, kryebashkiakes së parë femër në Afganistan, tanimë që i gjithë shteti është në duar të talibanëve.

“Jam ulur dhe po pres që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin”, janë fjalët zemërthyese të Zarifa Ghafarit.

“Fjalë rrëqethëse nga kryebashkiakja e parë femër e guximshme Zarifa Ghafari. Gjithçka duket e parëndësishme pranë britmave të grave afgane”, shkruan në Twitter novelistja Elif Shafak. Talibanët kanë marrë Kabulin dhe popullata, sidomos bashkëpunëtorët me Amerikën, frikësohen nga hakmarrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu