“Po ta shihja nga shtëpia, do duartrokisja golin e Uzunit”, trajneri i Izraelit bën deklaratën interesante pas fitores së mbrëmshme

0

Shqipëria ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të muajit shtator nga Izraeli me rezultat 2-1.

Me këtë humbje kuqezinjtë kanë humbur edhe matematikisht gjasat për të zënë vendin e parë në grup, pasi izraelitët tanimë e kanë blinduart pozitën e parë.

Por më e mira nga ndeshja e mbrëmshme ishte goli i sulmuesit Myrto Uzuni, i cili realizoi një kryevepër.

Pas ndeshjes trajneri i Izraelit, Alon Hazan ka folur duke thënë se është i lumtur për fitoren.

“Jam i lumtur për fitoren, më shumë edhe për faktin pasi zakonisht jemi ne ata që humbasim në minutat e fundit. Por, fakti që patëm sukses do të thotë që po punojmë në mënyrën e duhur. Jam i lumtur për skuadrën dhe jo për veten, pësuam një gol dramatik në fund, por u rikthyem shpejt në lojë”.

“Dua të përmend se skuadra shqiptare ishte dominuese dhe bëri shumë presion në disa momente të lojës, por e menaxhuam mirë dhe zhvilluam lojën tonë. Jam njeriu më i lumtur në botë sepse ishim më mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe djemtë dhuruan spektakël”.

Hazan tha se nëse do të ishte nga shtëpia duke e shikuar ndeshjen do të duartrokiste golin e Uzunit.

“Pësuam një gol vërtet të madh, shumë i bukur. Pas atij momenti, Shqipëria ishte entuziaste dhe kërkuan fitoren, por në fund ia dolëm ne. Ata shënuan një gol që nëse unë do të isha duke e parë ndeshjen nga shtëpia, atëherë me siguri do ta kisha duartrokitur”, deklaroi Hazan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu