Po transportonin lënde narkotike, kapet trafikanti shqiptar në Janinë, shokët i shpëtojnë policisë

0

Një shqiptar është arrestuar në Janinë ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata u pikasën nga policia duke transportuar në krah 34 kg kanabis në zonën pyjore mes maleve, pasi e kishin futur nga Shqipëria, sipas medieve greke.

Njëri nga trafikantët u prangos, ndërsa dy të tjerët janë arratisur duke i shpëtuar ndjekjes.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 29 pako.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu