Po transportonte 2 sirianë për të kaluar kufirin ilegalisht, arrestohet 29-vjeçari

0

Tiranë

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga një 26-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar 2 shtetas sirianë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Gjithashtu, u shpall në kërkim policor 29-vjeçari, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

K. G., 26 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Vangjel Noti” Laprakë, duke transportuar dy shtetas sirianë të cilët kishin hyrë në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit dhe po tentonin të largoheshin në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. S, 29 vjeç, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu