Pogradec/ Ishte larguar nga banesa e tij para 4 muajsh, gjendet trupi i pajetë i 46-vjeçarit

0

Trupi i dekompozuar i një 46-vjeçari, i cili ishte larguar nga banesa 4 muaj më parë është gjetur në fshatin Kalivaç të Pogradecit.

Nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor”, sipas njoftimit të policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu