Policia e Greqisë arreston vajzën 26-vjeçare, po transportonte një valixhe të mbushur me drogë, ja çfarë dëshmoi në polici…

0

Një vajzë e re është arrestuar nga policia e Greqisë pasi u kap në flagrancë duke transportuar 10 kilogramë heroinë dhe gjysmë kg kokainë.

26-vjeçarja gjatë dëshmisë së saj në polici zbuloi se valixhen ia kishte dhënë një trafikant shqiptar me nofkën “Xhaferr”. Ajo tha se nuk ishte në dijeni çfarë kishte brenda valixhes, ndërsa policia helene është vënë në kërkim edhe të shtetasit me origjinë shqiptare të njohur me nofkën “Xhaferri”.

“Jam një nënë beqare, e një fëmije katër vjeç dhe jetoj në Sepolia të Atikës. Prej dy viteve të fundit nuk kam pasur punë të përhershme, për pasojë po përballem me probleme financiare. Pranoj akuzën e trafikut të drogës, të cilën e kam kryer për llogari të një personi me origjinë shqiptare rom, i quajtur “Xhaferr”. Tarifa ime për transferimin e valixhes siç më njoftoi ai do të ishte shuma prej 1100 €”, ka thënë para drejtësisë greke e reja 26-vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu