Policia e kap në flagrancë,i mbushi aq shumë çantat me para sa nuk i ngrinte dot

0

Për policinë, ishin para të kapura shumë lehtë.

Efektivët britanikë sekuestruan 5 milionë paundë ‘cash’, sasia më e madhe që ka zbuluar ndonjëherë forca policore e Londrës.

Zbulimi u bë fare rastësisht, pasi policët vunë re se një person që po dilte nga një banesë në Fulham, kishte ngarkuar disa çanta të mëdha e të rënda, të cilat mezi po i çonte në bagazhin e makinës.

Rezultoi, që ato ishin të mbushura me para. Pikërisht fakti që Ruslan Shamsutdinov po mundohej shumë që t’i fuste në mjet çantat në fjalë tërhoqi vëmendjen e forcave të rendit, thotë CNN.

Kur policët u afruan dhe kërkuan të shohin se çfarë kishte aty, zbuluan tufat e parave. Një kërkim më pas, në apartamentin e të ndaluarit nxori në dritë një skemë të pastrimit të parave. 39 mijë euro e 8 mijë paundë të tjerë u gjetën më pas në shtëpinë e Shamsutdinov.

Në deklaratën zyrtare thuhet se pesë milionë paundët e sekuestruar në Fulham ishin para që vinin nga bota e krimit. Shumica e tyre ishin fshehur poshtë një shtrati. Përveç Shamsutdinov, edhe dy persona të tjerë janë ndaluar për këtë episod e po merren në pyetje nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu