Policia e Tiranës kap “mbretin” e TikTok-ut. U mburr me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, 1 milion lekë gjobë dhe i bllokohet Ferrari (Emri)

0

Një drejtues makine është gjobitur pasi qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit.

Aleks Visha, ka publikuar një video në rrjete sociale ku shfaqet mjeti tip “Ferrari” që po drejtonte me shpejtësi shumë të lartë. Pas publikimit të videos policia e ka identifikuar në bazë të pamjeve filmike dhe e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj tij u mor masa administrative 100 000 lekë të rinj, ndërsa po ashtu iu bllokua Ferrari.

Policia Rrugore e Tiranës apelon drejtuesit e automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndalimin e videove të tilla që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

“Policia Rrugore e Tiranës/ Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”. Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V. Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat. Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore”, sipas njoftimit të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu