Policia identifikon dhe shpall në kërkim qytetarin e pamëshirshëm. Ja kush është 39 vjeçari që shtypi qëllimisht qenin me makinë (VIDEO)

0

Shoferi në Durrës që shtypi një qen që po flinte është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Policia bën të ditur se 39-vjeçari R. Sh., u shpall në kërkim për veprën penale  “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Në videon e publikuar në mediat sociale, drejtuesi 39-vjeçar nga Tirana shtyp me automjetin e tij tip “Benz” një qen që ishte duke fjetur në mes të rrugës dhe më pas largohet.

Banorët e pallatit ku ka ndodhur incidenti thonë se qeni në video e ka humbur dëgjimin prandaj edhe nuk ka reaguar e të largohet.

“Shurdhin” tonë e ushqen i gjithë pallati, ka koliben e tij, është i vaksinuar, e kemi operuar njëher nga këmba sepse pësoi një aksident dhe këmbën e ka me shufër hekuri. Sapo u rikuperua komplet nga operacioni dhe një njeri i pështirë dhe i neveritshëm i kalon sipër me makinë dhe e bën me vetëdije të plotë, duke e ditur që ne të gjithë mundohemi për të. Ky monstër lëviz lirshëm sepse nuk ka një shtet dhe policia të qesh në fytyrë kur dënoncon raste të tilla. Është me të vërtetë për të ardhur keq të dimë se me cfarë njerëzish kemi të bëjmë. Ky MONSTËR, ka fëmijë që edukohen nga ai dhe MONSTRAT shtohen bëhen vrasës. Është me të vërtetë për të ardhur keq.”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu