Policia: Kemi lokalizuar vendin ku ndodhet 25-vjeçarit që vrau dy kushërinjtë

0

Në foto: I pari nga e majta Daniel Pepaj

Policia e Shkodrës ka lokalizuar vendodhjen e 25-vjeçarit Daniel Pepaj, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së dy kushërinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, për shkak të konfliktit për kanabisin.

Bëhet me dije se i riu është lokalizuar në periferi të Podgoricës në Mal të Zi, ku po qëndron pasi u arratis menjëherë pas krimit.

Sakaq mësohet se hetuesit kanë bindjen se 25-vjeçari Pepaj është i armatosur, prandaj kanë nisur negociatat për dorëzimin e tij.

Po ashtu policia ka kontaktuar edhe familjarët e të riut për të mundur dorëzimin pranë autoriteteve, me qëllim përballjen me drejtësinë, por dhe zbardhjen e detajeve të paqarta lidhur me ngjarjen, siç është dhe fenomeni i kultivimit të kanabisit në zonën sipër fshatit Vrith.

Dinamika e ngjarjes

Prifti i fshatit, i cili ka marrë pjesë në operacionet e kërkimit të Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt, i ka kërkuar Rrok Pepajt që të tregojë vendin e krimit duke i thënë se është mallkim i parikuperushëm nëse di diçka dhe e fsheh. Kjo e ka vendosur Pepajn në situatë të vështirë dhe ka vendosur të tregojë gjithçka. Ai ka rrëfyer gjithçka duke çuar policinë por edhe vetë atë drejt vendngjarjes. Trupat janë gjetur 3 metra distancë nga njëri-tjetri, ishin të nxirë totalisht.

Njëri është gjetur i shtrirë në pozicionin që ka rënë, Klementi, ndërsa Vilsoni thotë një burim i sigurt, është gjetur pak më larg, dhe ishte zvarritur pak metra nga vendi ku ka rënë fillimisht. Burimi thotë se po të ishin gjetur shpejt, Vilsoni mund të kishte mbijetuar. Telefonin e Çutajt e kishte marrë Danjeli, pasi ka pasur dyshime se mbijeton dhe iu përgjigjet telefonatave apo do bënte ndonjë telefonatë.

Ngjarja e nisur në Bajzë, ka bërë që Klementi dhe Vilsoni ta detyrojnë Danjelin të betohet për 50 kg drogë që kishte humbur. Për këtë e kanë dërguar në kishën e Bajzës ku edhe është betuar. Por nën dhunën e fortë edhe pas betimit, Danjeli ka pranuar se e ka vjedhur hashashin. I ka drejtuar drejt parcelës së tij. Aty ai kishte ndërtuar një çadër ku linte materialet e punës dhe flinte. Në fakt i ka futur në kurth 2 të rinjtë, që kishin shkuar të merrnin plaçkën e tyre, duke nxjerrë kallashin nga çadra dhe qëlluar në drejtim të Klementit, që e ka kapur një plumb në ballë dhe Vilsonit me dy plumba në brinjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu