Policia malazeze dhunon ish-këshilltari i presidentit Meta në kufi. Nxirret zvarrë nga makina

0

TIRANË- Një ngjarje e rëndë dhunë është filmuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Petraq Milo, ish-këshilltar i presidentit të Shqipërisë dhe kandidat për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, është dhunuar bashkë me familjen nga policët malazezë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga JOQ, Milo është tërhequr zvarrë nga makina, me pretendimin se nuk kishte respektuar radhën.

Fillimisht nxirret Milo nga makina, e më pas mbështetet dhe përplaset pas një makine tjetër. Ndërsa radhën pas tij, e ka i biri, i cili gjithashtu përballet me dhunën e efektivëve malazezë në kufi. E gjithë skena lë të shokuar të gjithë personat e tjerë që po kalonin kufirin, të cilët gjithë kohës u kërkojnë efektivëve që të ndalojnë.

“Ua e shtriu. Ça po bëni more? Çfarë po bën more zotëri?,”-dëgjohet ndër të tjera në video.

JOQ ALBANIA zbuloi gjithashtu edhe policin që ka dhunuar këtë familje, teksa pretendojnë se efektivi në fjalë është Nikola Boljevic dhe gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët. Ndërkohë, pavarësisht se pamjet janë bërë virale në rrjet, ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet shqiptare. E po ashtu, as nga ana e Policisë malazeze nuk ka asnjë shpjegim për dhunën e përdorur.

Kush është Petraq Milo?

Petraq Milo është Profesor Doktor i shkencave ekonomike, nga viti 2013 e në vazhdim eshte lektor i financave publike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranes. Nga viti 2005 deri ne vitin 2013 ka mbajtur pozicionin e këshilltarit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për financat publike dhe politikat monetare. Petraq Milo është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011 deri ne vitin 2018. Nga viti 2019 deri ne vitin 2022 ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ekonomik të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu