Policia më ka thënë …”, aktori Alec Baldwin flet për herë të parë për ngjarjen e rëndë në sheshxhirim

0

Aktori amerikan Alec Baldwin ka folur për herë të parë publikisht që prej ngjarjes së rëndë, ku ai vrau aksidentalisht gjatë xhirimeve kineasten Halyna Hutchins.

Duke folur për gazetarët aktori tha se në të ardhmen do të jetë në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve.

Po ashtu Baldëin u shpreh se policia e kishte urdhëruar që të mos komentonte mbi procesin hetimor. Prokurorët thonë se nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimeve penale për rastin.

42-vjeçarja Hutchins u qëllua në xhirimet e filmit ëestern “Rust” në shtetin amerikan të Neë Mexico-s, kur Baldëin shkrepi një armë pa e ditur që ishte e mbushur. Regjisori i filmit, Joel Souza, po ashtu mori një plagë në shpatull gjatë ngjarjes së rëndë.

“Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe nisëm xhirimet, e mora në darkë me Joelin,” u tha Baldëin fotografëve që e kishin ndjekur atë dhe familjen e tij në shtetin e Vermontit.

“Ne ishim një ekip shumë i mirë dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme”, tha ai. Alec Baldëin theksoi se ishte një prej atyre incidenteve “një në një trilion”, duke shtuar se aksidente të kësaj natyre ndodhin shumë rrallë.

“Një përpjekje e vazhdueshme për të kufizuar përdorimin e armëve të zjarrit në grupe xhirimi filmash është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht i interesuar”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu