“Policia u vonua me urdhër të Ramës”, Basha për protestën: PD e ka lënë pas vëllain e tij siamez, Berishën!

0

Basha: Urdhëroi sulmin e sotëm ndaj shtëpisë së demokratëve. Dua të falenderoj nga zemra qe qindra njerëz këtu bënë të pamundur uzurpimin me dhunë të shtëpisë nga personi qe është shpallur non grata nga SHBA. Në orë kritike, për hallet e Sali Berishës mund të derdhej gjaku i demokratëve. Ai i ka bërë dëm,in më të madh partisë, ndonëse në këto 30 vite jot ë vetmin. Vula e kësaj trashëgëmie të zezë të tij do të mbetete 8 janari. Demokratët me diversitet do të ngrihen sërish, kurrë pro dhunës si mjet politik.

Ashtu si jemi ne sot, ashtu do të jetë Shqipëria nesër. Demokratët e refuzuan dhunën e Berishës dhe një grupi kriminelësh.

Dua ti them fare qartë se sot Berisha ka kryer dhunë ndaj demokratëve, është kthyer ne shtratin e bolshevizmit dhe si I tillë nuk përfaqëson më më të keqen por atë që kjo parti ka lënë pas,. PD KA TREGUAR qartë se di të ndahet nga e shkuara.

Edi rama dhe Berisha janë si vëllezër siamezë, njëri dhunon demokratët e tjetri përdor partinë si bunker nga non grata.

Në këtë mënyre po i bën ndere edi ramës I cili nuk e ka fshehur kënaqësinë këto kohë. Drejtuesit e policisë treguan se janë vegla të politikës, me urdhër të Ramës ata u përdorën.

Cfarë po ndodhte sot ishte në sytë e gjithë botës, por në veshët e policisë ishin urdhrat e Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu