Politikan shqiptar në “Pandora Papers”? Gazetari: Mund të jenë njerëz të lidhur me të

0

Gazetari Besar Likmeta thotë se jo detyrimisht personi i identifikuar si politikan shqiptar në “Pandora Papers” mund të jetë i tillë.

Ai tha se dokumentet duan kohë të hetohen, dhe se mund të ndodhë që të mos bëhet fjalë për një politikan shqiptar, por për njerëz, lidhjet e të cilëve të çojnë te politikani.

Pjesë nga biseda:

Qëllimi nuk është që të publikojmë thjesht emra, kërkon shumë më shumë punë. Dua të bëj një përcaktim që edhe ata që janë identifikuar si politikanë, janë politikanë ose njerëz të lidhur me të. Si emri i Putinit, që nuk ishte vetë, por ishin njerëz të lidhur me të. Kjo mund të jetë edhe në rastin e Shqipërisë, ose mbase s’është. Ata kanë bërë një sfond se çfarë përfaqësojnë këto dokumenta në rang global. Besoj se po, mund të ketë një politikan. A ka fshehur pasuri në këto parajsa fiskale?

Mund të jetë një personi i lidhur me një politikan, apo politikan, dhe lidhjet që të çojnë ofshore jo detyrimisht do të thotë që ka aktivitet të jashtëligjshëm.

Keni lexuar dokumentat?

Dokumentat janë të kërkueshme, ka kapacitete për të bërë, ne kemi kërkuar që të kemi dokumentat siç i kanë ata. Është një sasi shumë e madhe, kërkimi bëhet prej gati një viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here