Porosia e Ramës, Berisha: Ta tregoj unë ku është Martinaj, mos porosit Rrumbullakun, pyet Olsin

0

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar porosinë e kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e misterit të zhdukjes së Ervis Martinajt. I pranishëm në një takim me ekspertë e gazetarë, Berisha tha se për Martinajn, Rama nuk duhet të porosisë Rrumbullakun, por të pyesë të vëllanë, Olsi Rama. Kreu i PD-së tha se fati i Martinajt ‘fshihet’ pas lëvizjeve të bëra në lidhje me rikthimin e basteve.

“Sot Edi Rama porosiste Muhamet Rrumbullakun, i dha porosi të veçantë për Ervis Martinajn, ja tregoj unë se ku është, është tek lojerat e fatit, shko pyet Olsin. Njerëzit e kanë të qartë si drita e diellit. ai ishte njëshi i lojërave të fatit, i vëllai është hija e tyre. Sa ishte ai, ishin ilegale, sa iku ai, se ç’ndodhi me të, ju thashë dhe njehrë, pyet lojërat e fatit dhe jo Rrumbullakun. Tani u bënë të ligjshme lojërat e fatit. Situatë dëshpëruese në pamje të parë, unë jam optimist, pavarësisht nga shkalla e dëmtimit të Policisë së Shtetit nga rekrutimi i banditëve dhe trafikantëve, e të droguarve. Përsëri ka qindra, mijëra, burra e gra me uniformë që presin me padurim tu krijohet mundësia për të zbatuar ligjin,”- tha Berisha ndër të tjera.

Këtë pasdite, Rama kërkoi zbardhjen e dosjes së Ervis Martinajt. Nëse është gjallë, apo i vdekur, numri një i qeverisë kërkon një përgjigje të qartë nga Policia e Shtetit dhe ia ngarkoi si detyrë Muhamet Rrumbullakut që sot e vuri në krye të PSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu