Prag tragjedie në Vlorë, 46 vjeçari nxjerr pistoletën për të vrarë vëllain, ndërhyn policia dhe e arreston

0

DVP Vlorë/Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu