Pranoi se ishte homos*ksual, futbollisti përjeton tmerr, ofendohet në çdo stadium (Reagimi i tij)

0

Ishte muaji tetor kur futbollisti Josh Cavallo shprehu hapur orientimin e tij seksual, duke u bërë futbollisti i parë si profesionist që e deklaron hapur. 22-vjeçari luan në Australi me skuadrën e Adelaide United, fillimisht lojtari mori mbështetje nga shumë yje si Gerard Pique, Raphael Varane, Marcus Rashford, Gary Lineker, Robin van Persie dhe Joey Barton, plus mbështetjen e klubeve si Liverpool dhe Juventus.

Megjithatë në vendin e tij nuk e kanë pranuar lojtarin. Në takimin që Adelaide kishte ndaj Melbourne Vitory, Cavallo u bë shënjestër e tifozëve me thirrje homofobike.

“Nuk do të pretendoj se nuk e kam parë apo dëgjuar abuzimin homofobik në ndeshjen e mbrëmshme”, shkroi Cavallo në Tëitter. “Nuk ka fjalë për t’ju thënë se sa i zhgënjyer isha. Si shoqëri kjo tregon se ne ende përballemi me këto probleme në vitin 2022. Urrejtja nuk do të fitojë kurrë. Unë kurrë nuk do të kërkoj falje që kam jetuar të vërtetën time dhe së fundmi kush jam jashtë futbollit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu