Prej 13 vitesh i zhdukur/ Kush ishte Eduard Belegu nga Elbasani, këshilltari i afërt i Dritan Priftit

0

“Inside Story” në Top channel, ka sjellë sot historinë e këshilltarit të afërt të Dritan Priftit, i icli është i zhdukur prej 13 vitesh dhe nuk dihet nëse është gjallë.

Por kush ishte Eduard Belegu?

Në vitin 2000, Eduart Belegu bën kapërcimin në nivele të larta në biznes, duke krijuar lidhje të rëndësishme.

Ai emërohet administrator i kompanisë “Darfo Albania”, subjekti koncesionar që kishte fituar të drejtën për riaktivizimin e aktivitetit të ferro-kromit në Elbasan si dhe nxjerrjen e kromit nga minierat e Përrenjasit dhe Pojskës.

Në vitin 2001, kompania që ishte nën pronësi të italianëve të “Darfo” do të zgjeronte koncesionin edhe me minierat e Bulqizës. Pra, Eduard Belegu drejtonte kompaninë që zotëronte mbi 95 % të aktivitetit tregtar të kromit në Shqipëri.

Për të kuptuar rëndësinë e kompanisë në fjalë, mjafton të themi se plot 5 % e depozitave botërore të kromit në atë kohë, përllogariteshin se ndodheshin në Shqipëri. Drejtimi i “Darfo-s”, i dha Belegut akses dhe njohje në nivele të larta të politikës.

“Eduard Belegu ishte biznesmen i suksesshëm merrej me hidrokarbure, krom. Ishte shumë i suksesshëm në atë periudhë”, u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Në vitin 2004, në fillimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ai dallohej si një prej aderuesve të parë dhe më aktivë në atë kohë nga bota e biznesit. Belegu ishte anëtar i këshillit Drejtues dhe anëtar i Kryesisë së LSI-së.

Mbi të gjitha, ai njihej si një prej kontributorëve kryesorë financiarë në atë forcë politike. Në botën e biznesit, ai kishte krijuar një profil suksesi dhe shihej edhe nga politika si një kapital jo vetëm ekonomik, por edhe njerëzor.

Miqtë e tij të dikurshëm rrëfejnë se Belegu, ishte shpesh herë zgjidhja e problemeve të punëtorëve. Në disa episode, ai kishte cuar për kurim jashtë shtetit vartësit e tij.

Por këto, mbeten thjesht kujtime pasi nga momenti kur u zhduk, askush prej miqve të dikurshëm të Belegut nuk preferon të flasë për fatin e tij. I vetmi që e bënte, ishte Dritan Prifti, por edhe ai nuk jeton më sot.

Nisur nga profili i krijuar, LSI i besoi Belegut kandidimin për deputet në zonën Pogradecit në vitin 2005. Ai u pa si një ofertë e re dhe mori një numër të konsiderueshëm votash. Por, votat ishin të pamjaftueshme për mandatin./ Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu