Në javën e 23-të të Premier League, Manchester United fiton 1-0 ndaj West Ham në minutën e 93′. Një sukses i rëndësishëm për “Djajtë” që aktualisht ngjiten në vendin e katërt, pozicion që të jep një biletë për në Champions League.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Rashford. Një kundërsulm i nisur nga Ronaldo, çoi topin në këmbët e Cavanit që dhuroi një pas për Rashford duke e çuar topin në rrjetë.
Në ndeshjen tjetër, Newcastle ka arritur fitoren e dytë në Premier League nën drejtimin e trajnerit Howe duke mposhtur në transfertë me rezultatin 1-0 Leeds.Në ndeshjen tjetër, Wolves mposhti Brentford me rezultatin 2-1. Ndeshja u ndërpre gjatë pjesës së parë për shkak të një droni mbi fushë. Megjithatë, takimi rinisi pas disa minutash.