“Prenotime në 4 hotele me kartën e Klodian Zotos”, Ahmetaj e mohon: Janë spekulime. Nuk kam përfituar asgjë!

0

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj iu është përgjigjur akuzave të një kallëzimi të bërë nga gazetari Ardiatik Doçi dhe ato të opozitës, se për të ka pasur 4 prenotime në disa hotele me kartën e Klodian Zotos, i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.

“Unë dhe Klodian Zoto… Do të them dy gjëra, për njërën s’dua të më fyesh. I je referuar një…është e rëndësishme të ë dëgjosh. I je referuar një spekulimi të pastër. Nuk është i vërtetë. Nuk është i vërtetë. Nuk kam fjetur unë, Nuk kam paguar unë me kartën e Zotos, nuk kam udhëtuar me të. S’ma ka ofruar asnjë herë kartën. Janë spekulime. Ishalla do Zoti që të arrini të pyesni ndonjë nga ata. Si do më thotë mua ky hotel që; ju s’keni fjetur këtu. Pse duhet të pyes unë?! Sot me këtë rezervim je në Madagaskar, dhe në fakt je me mua këtu. Me booking.”, tha ai për Opinion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu