Presidentë, zyrtarë, kardinalë, biznesmenë/ Kush është avokati francez që ka zgjedhur Berisha, klientët ”VIP” që ka mbrojtur gjatë karrierës

0

 

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi dje një padi për shpifje ndaj sekretarit të shtetit amerikan Anthony Blinken, e cila do të kryhet në një shtet neutral si Franca, pas vendimit të DASH për të shpallur non grata politikanin shqiptar.

Avokati është Jean-Yves Le Borgne, njeriu i i nderuar nga Franca me Urdhrin e Meritës në vitin 2012 dhe me titullin e Legjionit të Nderit në vitin 2016. Lista e klientëve të famshëm që ka mbrojtur e përfaqësues në procese gjyqësore fillimisht tregtare dhe më pas penale është e gjatë.

Në të është janë presidentë, zyrtarë të lartë të shteteve, biznesmenë e deri te kardinalë të Vatikanit me mori akuzash në fushën e së drejtës tregtare dhe asaj penale. Mes emra janë vetë ish presidenti francez, Zhak Shirak, e po ashtu edhe Kardinali i Lionit, Barbarin.

I cilësuar si një nga penalistët më të mirë të vendit, 70- vjeçari Le Borgne, që lind si filozof, i drejtohet jurisprudencës vetëm në vitet 70, dhe më së shumti në rolin e pedagogut.

Vetëm në vitet 90 emri i tij fillon të njihet gjerësisht si avokat i çështjeve tregtare, pasi kishte dështuar në politikë si kreu i një partie të vogël, atë të Unionit të Qendrës Republikane (l’Union centriste républicaine), edhe pse e cilëson vetën si një golist i majtë.

Të shumtë janë klientët e tij të njohur, edhe ndërkombëtarisht. Nga ish-kryebashkiaku i Parisit Jean Tiberi, tek personazhe të botës së shoëbizit, dhe deri tek sipërmarrësi Carlos Ghosn, arkitekt i aleancës mes prodhuesve të makinave Renault dhe Nissan, i shkarkuar nga posti i presidentit të grupit pas arrestimit në 2018 për abuzime financiare. Po kështu ai ka mbrojtur edhe ish-presidentin francez Zhak Shirak për korrupsion.

Një tjetër figurë e rëndësishme e politikës franceze mbrojtur nga Le Borgne është ish-ministri Eric Woerth, pjesë e dosjes Bettencourt, ndryshe historia e financimeve të paligjshme në fushatën e vitit 2007 nga ana e Ghadafit për llogari të ish-Presidentit të Frances, Sarkozy.

Një prej dosjeve më të njohura publikisht është gjithashtu ajo e kardinalit Barbarin, kreu i dioqezës së Lionit, i hetuar në vitin 2019 për pedofili. Ben Ali, ish-diktatori i Tunizisë gjithashtu është mbrojtur nga Le Borgne.

Jean-Yves Le Borgne njihet për faturën e kripur të shërbimeve të tij, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha e justifikoi padinë ndaj Blinken, me nevojën për të ruajtur të pacënuar dinjitetin e tij njerëzor, ndërsa tha se gjithçka që ka thënë sekretari amerikan i shtetit janë shpifje.

“Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral siç është Franca që të ngrejë një padi direkt ndaj Blinken për shpifje. Z.Blinken mundet ndoshta të pretendojë imunitet, por sot ky koncept vlerësohet nga Gjykata në mënyrë relative, çka do të thotë se është ai mbrojtur kur ai kryen akte normale të pozitës së tij dje jo kur prek dinjitetin e një personi privat”, u shpreh dje ish-kryeministri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu