Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, organizon pritje në Pallatin e Brigadave për trupin diplomatik

0

Presidenti i Republikës se Shqipërisë Bajram Begaj do të organizojë në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave ceremoninë e pritjes së trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

Në këtë pritje, veç trupit diplomatik, do të jenë të pranishëm edhe drejtues institucionesh.

Përveç festës së 28 Nëntorit, Presidenti një herë në vit bën dhe pritjen për trupin diplomatik.

Kjo është hera e parë që z. Begaj zhvillon një pritje të tillë që nga koha kur mori detyrën e lartë si President i Republikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu