Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoron tre sportistë të shquar elbasanas, Hysen Domi, Mihal Gjika dhe Ferdinant Lleshi

0

Postimi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Në mirënjohje për rezultatet e shkëlqyera të arritura, duke kontribuar denjësisht për zhvillimin cilësor të sportit shqiptar, lartësuar emrin e skuadrave të tyre dhe të ngjyrave kuqezi në arenën ndërkombëtare, pata nderin të vlerësoj tre personalitete të shquara sportive, që Elbasani ja dha Shqipërisë, ish-volejbollistin elitar Hysen Domi dhe dy ish-futbollistët e jashtëzakonshëm, Mihal Gjika e Ferdinand Lleshi.
Titullar i Ekipit Kombëtar, Hysen Domi i dha jetë volejbollit shqiptar, duke zgjedhur udhën e sfidave drejt mjeshtërisë sportive, për të mbetur një model i patjetërsueshëm sportiv, shembull i korrektësisë dhe i qytetarisë.

Të paharruara do të mbeten sukseset e futbollistit energjik dhe me autoritet në çdo ndeshje, mbrojtësit legjendar të “Labinotit”, Mihal Gjika, fituesit të çdo dylyftimi në fushën e blertë.

Ferdinand Lleshi, qendërmbrojtësi dhe mesfushori i “Labinotit” është një tjetër ikonë e paharruar e futbollit elbasanas, i cili arriti ta nxirrte kampion ekipin e tij në vitin 1984, falë mjeshtërisë së tij të jashtëzakonshme, që dhe sot kujtohet me shumë emocion.

Tre shembuj të përhershëm frymëzimi për edukimin e brezave të rinj me vlerat më të mira sportive e qytetare, që Elbasani duhet të vazhdojë t’i ndjekë, për të gjeneruar talente dhe suksese të reja.

Kush është Hysen Domi:

Karriera profesionale

1966-1983 Volejbollist me Sport Klub Elbasani
1972-1983 Volejbollist i Ekipit Kombëtar të Shqipërisë
1970-1973 Përfundoi Institutin e Lartë të Edukimit Fizik “Vojo Kushi” në Tiranë
1973-1983 Kontribuoi si mësues i Edukimit Fizik Elbasan
2009 e në vazhdim Pedagog me titull DOCENT në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
2008 Pjesëmarrës në Olimpiadën Botërore “Pekin 2008”
2000-2009 President i KOKSH Shqipëri
2006 Pjesëmarrës në Olimpiadën Botërore “Torino 2006”
2004 Pjesëmarrës në Olimpiadën Botërore “Athinë 2004”
2000-2003 Kryetar i Bashkisë së Qytetit të Elbasanit
1998-2000 Dekan i Federatave Sportive të Shqipërisë
1996-1998 Trajner i Skuadrës Kombëtare të Volejbollit Meshkuj (Të Rritur)
1991-1998 Trajner i Skuadrës së Volejbollit të Meshkujve Elbasan (Të Rritur)
1988-1991 Zv/Kryetar i Komitetit Kombëtar të Sporteve Tiranë
1983-1988 Kryetar i Komitetit të Sporteve Elbasan

Tituj dhe kualifikime

1999 U shpall “Nderi i Sportit Shqiptar”
1996 Shpallet ndër 6 lojtarët më të mirë të shekullit të Shqipërisë
1980 Titulli “Mjeshtër i Merituar i Sportit”
1978 Fitues i Anketës “ 8 Sportistët dhe 3 Gjyqtarët më të mirë të vitit Shqipëri
1974 Fitues i Anketës “ 10 Sportistët më të mirë të vitit të Shqipërisë”
1974 Titulli “Mjeshtër Sporti”
1972-1983 realizoi 80 takime ndërkombëtare
1974-1983 Fitues i Anketës “10 Sportistët më të mirë të qytetit të Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu