Presidenti Meta viziton në spital Bledar Okshtunin që u plagos në zyrat elektorale të PD

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkuar ta vizitojë sekretarin e Partisë Demokratike të Kavajës, Bledar Okshtuni, në spitalin e Durrësit, i cili u plagos nga një person i armatosur te zyrat elektorale të forcës politike.

Në një postim në “Facebook”, Pesidenti Meta sulmoi Partinë Socialiste duke thënë që vendi po shkon drejt referendumit të 25 Prillit për të rivendosur demokracinë dhe shtetin ligjor, për një Shqipëri të çliruar nga bandat dhe korrupsioni.

Gjithashtu, Meta i uroi Okshtunit shërim sa më të shpejtë dhe shprehu mbështetje për të dhe familjarët e tij, por edhe i bëri thirrje Prokurorisë dhe Policisë që kjo ngjarje të hetohet sa më shpejt dhe dhe autorët e urdhëruesit e këtij atentati të arrestohen pa vonesë.

“Nuk mund të mos vizitoja në spitalin e Durrësit aktivistin e Partisë Demokratike, z.Bledar Okshtuni, të plagosur me armë zjarri brenda në zyrën elektorale në Kavajë.

I urova shërim sa më të shpejtë, si dhe i shpreha nënës dhe familjarëve të tij të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time.

I falënderova mjekët e Durrësit për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e dëshmuar, që Bledari të ketë tashmë një gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

U bëj thirrje Prokurorisë dhe Policisë, që ky krim i shëmtuar zgjedhor të hetohet me shpejtësi, si dhe autorët e urdhëruesit e këtij atentati të arrestohen pa vonesë dhe të dalin para drejtësisë.

Me qetësi dhe vendosmëri të shkojmë të gjithë drejt Referendumit të 25 Prillit për të rivendosur demokracinë dhe shtetin ligjor, për një Shqipëri të çliruar nga bandat dhe korrupsioni, ku vajzat dhe djemtë e nënave të dhembshura, të mos detyrohen të largohen, por të jetojnë të qetë dhe plot shpresë për të ardhmen e tyre në Atdheun tonë të dashur.

Mezi pres të takohem me Bledarin sapo ai të dalë nga spitali”, deklaroi President i Shqipërise.

Key words: infowebtv, president, parti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu