Princi Harry me akuza të rënda kundrejt familjes mbretërore: Neglizhuan ndaj problemeve mendore që unë dhe Meghan kishim

0

Zbulimet e fundit të Dukës së Sussex vijnë pas një hulumtimi të pavarur ku thuhet se gazetari i rrjetit BBC, Martin Bashir ka përdorur “sjellje manuipuluese” për të siguruar intervistën skandaloze me Princeshë Diana në vitin 1995.

Një serial i ri dokumentarësh i publikuar së fundmi thotë se Princi Harry ishin “ndjekur, fotografuar, dhe ngacmuar” që ditët e para kur marrëdhënia e tyre u bë publike.

Nipi i mbretëreshës Elizabeth II ka bashkëpunuar me prezantuesen e njohur amerikane Oprah Winfrey për serialin e ri “The Me You Can’t See”, që i kushtohet problemeve mendore.

Duke folur me Winfrey, Harry akuzoi familjen mbretërore se nuk i kishte dhënë mbështetje kur ai dhe Meghan sulmoheshin në rrjetet, për çka ai thotë se bëri që të kalonte një periudhë drogash e alkooli gjatë të 30-ave të tij.

“Ndjehesha krejtësisht i pashpresë. Mendoja se familja ime do të më ndihmonte – por çdo kërkesë, çdo paralajmërim pritej me heshtje apo neglizhim total. Tentuam për javë të tëra për ta bërë të funksiononte”, ka thënë Harry.

Harry foli disa orë pas publikimit të një hetimi që zbuloi se gazetari i BBC, Martin Bashir kishte përdorur dokumente të faksifikuara për të marrë një intervistë nga princesha Diana në vitin 1995, ku e ndjera detajonte problemet në martesën me Princin Charles, babain e Harry dhe vëllait të tij të madh William.

Duke of Sussex tha mes të tjerash se familja e tij nuk fliste për vdekjen e të ëmës dhe prisnin prej tij të përballej vetë me shtypin dhe problemet mendore.

“Kur isha më i ri babai më thoshte se si William e unë duhet ta përballonim pasi këtë e kishin bërë me gjenerata me radhë. “

“Isha shumë i nevrikosur me atë që i ndodhi nënës time, dhe për faktin që nuk kishte fare drejtësi. Ishin të njëjtët njerëz që e ndoqën atë në tunel, dhe që e fotografuan teksa vdiste në sediljen e pasme”, shton duka.

Princeshë Diana vdiq në një aksident në Paris në 1997 teksa shoferi i saj përpiqej pa sukses t’i largohej fotografëve që ndiqnin mjetin.

Në intervistën e Harry detajohen dhe eksperienca të tij me terapinë e sëmundjeve mendore, veçanërisht me terapinë pas vdekjes së nënës së ti në moshën 12 vjeçare.

“Tani jam më i qetë, nuk kam më kriza paniku. Kam mësuar më shumë për veten në 3-4 vitet e fundit sesa në 32 vjetët përpara”.

Duka shton se të qenit me Meghan e ndihmoi të kuptojë rëndësinë e shëndetit mendor: “E dija se nëse nuk bëja terapinë për të riparuar veten do të humbisja edhe gruan me të cilën besoja se do të kaloja jetën”.

Harry dhe gruaja e tij folën për problemet e shëndetit mendor në një intervistë në mars 2021, ku Meghan tregonte se kishte ide vetëvrasëse në 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu