Prindër të 10 fëmijëve/ Gruaja godet burrin me sqepar.

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kurbin.Debati mes një çifti, prindër të 10 fëmijëve, ka degraduar në vrasje.
Mësohet se 62-vjeçari ka qenë në efektin e alkoolit, ndërsa ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij rreth 60-vjeç, Drane Deda.
Ky ka qenë edhe momenti ku gruaja ka goditur burrin me një mjet të mprehtë (sqepar) në kokë.
Ngjarjen e ka raportuar vetë 60-vjeçarja në Komisariatin e Policisë, e cila mësohet se është arrestuar nga forcat blu dhe ndodhet në dhomat e izolimit.
Ndërkohë 62-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu