Prindërit akuzojnë maternitetin për infektimin e fëmijës me HIV/ Ministrja: Punën tonë e bazojmë në ekspertizë, ISHP vlerësoi..

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu reaguar lidhur me infektimin e një foshnje 1-vjeç me HIË në maternitet.

Gjatë konferencës me gazetarët, Manasterliu tha se ministria është mirëkuptues ndaj reagimit të prindërve, por institucioni punën e bazon në ekspertizën e ekspertëve.

Sakaq shtoi se IMSHP ka vlerësuar se brenda sistemit shëndetësor janë zbatuar të gjitha protokollet.

“Dua që të them që ne kemi ndjeshmërinë maksimale të rastit. Jemi mirëkuptues ndaj reagimit të prindërve. Ne si MSH punën tonë e bazojmë në ekspertizën e ekspertëve tanë. ISHP ka vlerësuar se në çdo hallkë të sistemit shëndetësore janë zbatuar protokollet shëndetësore”, deklaroi ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu