Shtëpia merr flakë, fëmija 2-vjeçar bëhet “Hero”, shpëton prinderit dhe shtëpinë

0

Një familje në Teksas, u shpëtua nga vdekja e sigurt kur shtëpia e tyre mori flakë. “Heroi” ka qenë djali i tyre i vogël.

Çifti ishte me Covid-19 dhe për shkak të virusit ata nuk mund të nuhasnin tymin. Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit dhe çifti Kayla dhe Nathan Dahl nuk ishin zgjuar ende. Por, anëtari më i vogël i familjes së tyre, djali i tyre 2-vjeçar, i shpëtoi.

Me dy nga fjalët e pakta që di dhe duke tërhequr me këmbëngulje këmbën nënës së tij, Brandon zgjoi prindërit e tij.

“Mami, vapë.”-ishin fjalët që i tha.

Nëna 28-vjeçare në fillim mendoi se djali i saj e zgjoi për shkak se kishte vapë nga pizhamet. Por, disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se çfarë po përpiqej t’i thoshte fëmija i saj më i vogël.

“Ne ishim ende duke u rikuperuar nga koronavirusi, kështu që as bashkëshorti im dhe as unë nuk kishim ndjenjën e shijes apo nuhatjes.”-tha Kayla për mediat e huaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu