Prishtina nuk di të fitojë në kampionat, surpriza Drenica në krye

0

Në katër javë, Prishtina është ende pa një fitore. Djemtë e drejtuar nga Zekirija Ramadani janë ende me vonesë në Superligë pasi barazuan 1-1 ndaj Gjilanit në “Fadil Vokrri”.

Kryeqytetasit që shkëlqyen në kupat e Europës nuk po ecin mirë në kampionat ku goli i Besnik Krasniqit në 84’ me penallti nuk mjaftoi pasi Dabiqaj barazoi në sekondat e fundit për Gjilanin.

Në sfidën tjetër, Drenica vijon të bëjë surprizën në Kampionat pasi mori fitoren e tretë radhazi, edhe këtu në sekondat e fundit. Ishte Kreshnik Uka që në 94’ shënoi golin e suksesit për Drenicën në fushën e Ulpianës duke e çuar skuadrën direkt e në vendin e parë në tabelë.

Ndërkohë që Prishtina pas barazimit të sotëm është në vendin e shtatë me vetëm 2 pikë në tabelë, shkruan Ora News.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu