Priten arrestime të tjera! 1 ton drogë që u sekuestrua dje i përket grupit kriminal që operon në Vlorë e Fier

0

Ky grup mësohet të ketë qenë nën hetim për një viti nga policia, por dje u godit nga autoritetet italiane.

992 kilogramë marijuanë që u sekuestruan një ditë më parë nga operacioni “Syri” dyshohet të jenë ngarkuar në grykëderdhjen e lumit Vjosa. Një ditë pas zhvillimit të operacionit dhe arrestimit trë tre shqiptarëve e dy ukrainësve është, hetuesit kanë më dorë emra që i përkasin një grupi criminal të përfshirë në këtë trafik droge.

Ky grup mësohet të ketë qenë nën hetim për një viti nga policia, por dje u godit nga autoritetet italiane. Ende nuk dihen detaje për grupin në fjalë, por mësohet se ai operon në Vlorë dhe në Fier. Me vijimin e hetimeve pritet që të ketë arrestime të tjera.

Nga operacioni i zhvilluar një ditë më parë u vunë në pranga pesë persona, tre shqiptarë që u kapën duke ngarkuar drogën, Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç dhe dy ukrainas që ishin në bordi, në brigjet e Capo di Leuca (Leçe), Bychkovi Serhii 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu