Ngricat dhe akulli në rrugë, 31 qytetarë pësojnë fraktura në Elbasan. 4 nisen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

0

Ngricat dhe akulli kthehen në ferr për qytetarët e Elbasanit.

31 persona kanë pësuar fraktura gjatë 24 orëve, si pasojë e pranisë së akullit në rrugë dhe trotuare. Mësohet se katër raste të rënda janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Qytetarët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencën dhe kirurgjinë e Qendrës Spitalore dhe mjaft prej tyre po vazhdojnë mjekimet në banesë.

Bashkia e Elbasanit ka hedhur skorje në rrugë, por është e pamundur që të mbulohen të gjitha rrugët e qytetit. ndaj u është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

I gjithë vendi është përfshirë nga moti ekstrem gjatë ditëve të fundit. Mbrëmjen e së shtunës dhe të dielën thuajse 95% e territorit u mbulua nga bora, fenomen i rrallë gjatë dekadave të fundit.

Sinoptikanët kanë parashikuar se moti i ftohtë me ngrica dhe temperatura të ulëta do të jetë prezent në vend deri të premten.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu