Procesi i integrimit në BE, Rama konferencë me ekipin e negociatave: Dua që në Bruksel të flitet për cilësinë skuadrës shqiptare

0

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka, janë duke zhvilluar një konferencë për mediat me ekipin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shpjegoi sesi grupi që do të angazhohet me ecurinë e negociatave do të vendoset tashmë në kryeministri dhe do të ndahet në një farë mënyrë nga Ministria e Jashtme. Po ashtu, ai kërkoi nga ekipi i negociatave që tashmë të punohet intensivisht që në Brusksel për skuadrën shqiptare të krijohet një përshtypje pozitive.

“Dhuka ika kompetencat e të gjithë procesit që lidhet me përthirthjen e normativës evropiane në të drejtën kombëtare. Ka detyrimin e informimit të vazhdueshëm të parlamentit, por këtu, duke garantuar të gjithë procesin horizontal në komunikim të vazhdueshëm me çdo ministri…”  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu