Balla: Cështja e tretë. Dje Kuvendi ka shpallur celjen e procesit te presidetit. Besoj që prej sot ne cdo moment jemi të gatshem te ulemi me perfaqësuesit me drejtuesit e Grupeve Parlamentare te opozitës, thirrja ime per Alibeajn, Dodën dhe zotin Mediu, koha që keni deri më 15 maj ora 16:00 është e shkurtër. Kemi marrë shumë kohë. Sa herë kemi dalë para jush. Gatishmëria jonë ka qenë dhe është bërë publike.
Mirëpres një përgjigje nga ana e tre kryetarëve të GP me të cilët jemi të gatshëm të negociojmë. Ka pasur prozpozim që grupet të jenë bashlë. Jemi bashkë të ulemi të disktojmë për kriteret. Janë të mirëpritur. Na duhet një president i të gjithë shqiptareve, ky është kushti I vetëm. Të gjitha palët kanë të drejtën e propozimit. Në tryeze nuk mund tëb ulesh nëse nuk të drejtë të propozosh. Ne duam një proces shembullor në 2022 si një standart për të gjitha proceset. Thirrjes time, zonja Doda, Alibeaj dhe Mediu urojmë të kemi një përgjigje pozitive, nese do vijnë vec e vec, jemi të gatshem. PS ka vendimmarjen kryesore. Asnjë grup tjetër nuk mund ta zgjedh vec, vetëm në bashkepunim me Grupin Parlamentar të PS.
vijon…