Profesori i mirënjohur, Besnik Çerekja, shpall kandidaturën për Dekan në Fakultetin e Drejtësisë

0

Profesori i mirënjohur, Besnik Çerekja, ka shpallur kandidaturën për Dekan në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Profesori Besnik Çerekja, ka shpalosur platformën e tij për Drejtimin e Fakultetit të Drejtësisisë, ku spikasin veçanërisht këto elementë: shkollimi i tij, angazhimi në mësimdhënie, rritja profesionale ku u fokusua nëpërmjet ushtrimit të profesionit të avokatit, eksperiencën në auditore, kërkimet shkencore, integritetin e nevojave të studentëve për trajnimin e aftësisë teorike dhe praktike.

Profesori Besnik Çerekja: “Të dashur pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës! Së pari më lejoni të shpreh mirënjohjen time për secilin prej jush, pasi jeni ju ata që ia lartësoni vlerat këtij fakulteti. Unë e konsideroh Fakultetin e Drejtësisë si institucionin më të lartë elitar të promovimit, nxitjes dhe respektimit të së drejtës, pasi nga këtu nis rrugëtimi i gjatë i edukimit të brezave të jursitëve, magjistratëve, avokatëve dhe cilitdo që jep kontributin e tij në sistemin e drejtësisë.

Rrugëtimi im në këtë institucion fillon në vitin 2005, ku me energjinë e një të riu të sapo diplomuar në universitetin elitar “La Sapienza” në Romë, u angazhova për të ofruar më të mirën e eksperiencës sime universitare  Kjo energji u përcoll natyrshëm promovoja vlerat më të larta njerëzore dhe profesionale, – shprehet Profesori. ”

Më poshtë, Infowebtv ju mundëson leximin e platformës së tij të plotë për drejtimin e Fakultetit të Drejtësisë:

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu