Projekti i Portit të Durrësit/ Rama: Do jetë porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor

0

TIRANË- Ditën e sotme u paraqit projekti i portit të ri të Durrësit, që sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë një nga portat hyrëse më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Rama ndau momentin nga takimi me palën holandeze, e cila ka marrë përsipër këtë projekt. Ai mbeti i impresionuar në momentin kur pa që në projekt është përfshirë edhe Prishtina.

‘Kam dëgjuar gjëra të mëdha për punët tuaja, doja të dëgjoja rezultatet e punës tuaj. Nuk ka nevojë të themi se respektojmë punën tuaj, na thoni se ku duhet të drejtohemi. Ju keni shtuar Prishtinën, fantastike, ky bëhet edhe Porti i Prishtinës. Porti aktual ishte një rrëmujë, nuk kishte kapacitete dhe asgjë, ky i riu ka kapacitete, na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinën është një kryevepër.’- tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu