Pronari i Facebook-ut, Meta gjobitet me 1.2 miliard euro nga Bashkimi Evropian për “keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve”

0

Meta është gjobitur me 1.2 miliard euro për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve përderisa i transferonte ato mes Evropës dhe SHBA-ve.

Lëshuar nga Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave, kjo është gjoba më e madhe e vendosur sipas ligjit të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së për privatësinë.

Rregullat e GDPR kërkojnë që kompanitë të kërkojnë pëlqimin e njerëzve përpara se të përdorin të dhënat e tyre personale.

Meta thotë se do të apelojë vendimin të cilin ata e quajtën si “të pajustifikuar dhe të panevojshëm”, raporton BBC.

Në thelb të këtij vendimi është përdorimi i klauzolave standarde kontraktuale (SCC) për të zhvendosur të dhënat e BE-së në SHBA.

Këto kontrata ligjore, të përgatitura nga Komisioni Evropian, përmbajnë masa mbrojtëse për të siguruar që të dhënat personale të vazhdojnë të mbrohen kur transferohen jashtë Evropës.

Por ka shqetësime se këto flukse të dhënash ende i ekspozojnë evropianët ndaj ligjeve më të dobëta të privatësisë së SHBA-së – dhe se inteligjenca amerikane mund të ketë qasje tek këto të dhëna.

Shumica e kompanive të mëdha kanë rrjete komplekse të transferimit të të dhënave – të cilat përfshijnë e-mail adresat, numrat e telefonit dhe informatat financiare – për marrësit jashtë shtetit, shumë prej të cilëve varen nga SCC, dhe Meta thotë se përdorimi i gjerë i tyre e bën gjobën të padrejtë.

Nick Clegg, president i Facebook tha” “Ne jemi të dëshpëruar për shkak se jemi veçuar, kur edhe ne përdorim të njëjtin mekanizëm ligjor si mijëra kompani të tjera që kërkojnë të ofrojnë shërbime në Evropë”.

“Ky vendim është i gabuar, i pajustifikueshëm dhe paraqet një precedent të rrezikshëm edhe për kompanitë e tjera të cilat transferojnë të dhëna mes Evropës dhe SHBA-së”, shtoi tutje ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu