Prostitucion kundrejt pagesave 150-300 € me kilentë nga Italia, Belgjika dhe Shqipëria, 2 në pranga

0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flower” është arrestuar 38-vjeçari Tajar Vrenozi, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanoste 28-vjeçaren me iniciale V.M. për të ushtruar prostitucion si dhe i siguronte asaj kilentë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika për të ushtruar veprimtarinë kundrejt pagaesave që varionin nga 150 deri në 300 Euro.

Në pranga është vendosur edhe 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale. Të dy shtetasit ishin shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni të zhviluar më datë 17 Qershor 2023.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu