Protesta e vjehrrit të saj para PD-së/ Reagon e indinjuar Armina Mevlani

0

Armina Mevlani, parnterja e djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt sot para selisë së PD-së. Ajo u shpreh e indinjuar për situatën ku ndodhet sipas saj opozita ‘false’ e Bashës.

Blogerja e njohur pohoi se nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë në detyrë, kur demokratët nuk e duan.

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet.

Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan.
Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100.”, shkruan Mevlani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu