Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Aktivisti: Ata që prishën rafinerinë e Ballshit duhet të shkojnë në burg, qeverisemi nga një “palo” kryeministër!

0

Aktivisti dhe njëkohësisht pedagogu Arlind Qori ka folur në podiumin e improvizuar nga shoqëria civile e cila ditën e sotme proteston përballë Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të ushqimeve dhe të naftës.

Gjatë fjalës së tij me megafon, Qori nënvizoi se kjo qeveri duhet të rrëzohet pasi sipas tij nuk mendon për hallet e popullit që nuk siguron dot bukën e gojës. Gjithashtu, ai theksoi se duhet të futen në burg të gjithë ata që prishën rafinerinë e Ballshit.

“Shqipëria nuk është në krizë nga lufta por burimet e naftës janë falur, rafineria e Ballshit është shkatërruar. Ata që shkatërruan uzinën e Ballshit duhet t’i ngrysin ditët e tyre në burg. Shqipëria është në krizë sepse qeveria nuk ka menduar asnjëherë për pavarësinë energjetike dhe për sigurinë ushqimore. Ne kemi një model ekonomik që varemi nga vjedhja dhe grabitja. Në Shqipëri mbillet kanabis dhe jo bujqësi. Shqipëria është në krizë pasi këta që na qeverisin sot dhe ata që na kanë qeverisur për 30 vite kanë menduar për veten e tyre. Shqipëria është në krizë sepse këtu është ngritur një sistem politike ku populli nuk pyetet.

Ne nuk kemi kërkesa sepse do të thotë të ushqesh shpresat, ne kemi nevoja dhe të drejtat e mohuara. Ky palo kryeministër me këtë sistem partiak nuk na përfaqëson kurrë. Të gjithë së bashku edhe më shumë dhe më të vendosur duhet ta heqim këtë sistem qeverisës. Rroftë populli që kërkon të drejtat e veta deri në fund”, tha Qori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu