Protesta në Selinë blu, Aulon Kalaja: Shqiptarët nuk janë idiotë që të mos kuptojnë skenarin e Bashës

0

Moderatori Aulon Kalaja ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Fax News për të folur për protestën e sotme në Selinë blu nga mbështetësit e ish-Kryeministrit Berisha për nxjerrjen nga zyra e kryetarit të Lulzim Bashës.

Aulon Kalaja deklaroi se ka pasur një skenar të përgatitur nga Basha për të lejuar deri diku dhunën dhe pastaj për të thirrur policinë që të shpërndajë turmën.

Mirëpo Kalaja thekson se shqiptarët nuk janë budallenj që të mos kuptojnë skenarin e Bashës. Aulon Kalaja i bën thirrje Prokurorisë dhe Policisë që të identifikojë personat brenda PD-së që hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Aulon Kalaja

Ky Ulsi nuk është Ministër i Brendshëm ta nistë kështu deklaratën, dukej sikur drejtonte Policinë e Shtetit. Është e parëndësishme ajo që thotë ai. Të merremi me atë që i ka ndodhur demokracisë. Është atentat ndaj demokracisë e gjithë ajo shfaqje që ndodhi në shtëpine e madhe te lirisë. Demokratët janë njerëzit më të vuajtuar që nga vitet 90, por dhe ne 8 vitet e fundit. Duhet të sakrifikojnë sërish me këto protesta. Protesta që ngjallin shpresë, por ajo që ndodhi në Selinë e PD-së është ë paprecedentë.

Për mendimin tim ka pasur një skenar të organizuar, sepse mesa duket me një të shtypur të butonit, ata kanë ardhur për 25 sekonda në selinë e PD-së. Kjo tregon se kishte skenar që konflikti të shkonte tderi diku dhe të ndërhynte Policia. Akoma më shumë më ka bërë përshtypje gazi lotsjellës brenda PD-së. Nëse Policia e ka seriozisht të marrë provat brenda PD-së. Kush janë njerëzit që kanë mbrojtur nga brenda? A ishin të autorizuar për përdorimin e gazit lotsjellës? Gazi lotsjellës futet te armatimet luftarake. Kemi pasur hermetizim të PD-së. Sekretari i Përgjithshëm ditën e djeshme nuk i lejoi mediat të futen në Seli, sepse paskan qenë duke derdhur ccelik.

Gazetarët dhe operatorët e Fax News kanë qëndruar shumë fort sot për të dhënë të vërtetën. Unë mendoj se ky hetim duhet të nisë nga brenda jashtë. Absurdi që pashe sot nga e ashtëquajturi polici e shtetit, ishte që u rrezikua jeta e njerëzve brenda. Por në të vërtetë ju rrezikua jeta personave jashtë. Duhet të jenë njerëz të paguar ata brenda. Mercenarë që paguhen për të bërë diccka. Njerëz që paguhen, pra ti bëhesh ushtar me pagesë. Cilët kanë qenë personat brenda PD-së? Edhe prokurori më i dobët mund ti bëjë disa pyetje. Policia nëse këta njerëz ishin rrezik, duhet të futej brenda dhe të shpëtonte ata që ishin në rrezik, jo të shpërndante turmën. Shqiptarët nuk janë idiotë për të mos kuptuar këtë lloj skenari. Kush janë njerëzit brenda. Të hetohet dhe te shpallen emrat e tyre.

Marrë nga Fax News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu